Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Impressum
  • Marketing
  • Kontribo
  • Raporto
  • Privacy Policy
© 2013- 2023 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.
Po lexoni: Kërkohet mbyllja e deponisë së mbeturinave në rrugën Zhur-Dragash
Ndaje
Notification Shfaq më shumë
Opoja.netOpoja.net
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Kërko
  • Aktuale
  • Lajme
  • Artikuj
  • Diaspora
  • Sport
  • Jeta
  • Teknologji
  • Ide
  • Kurioze
Follow US
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2013- 2022 Portali Opoja.net. Të gjitha të drejtat e mbrojtura. Dizajnuar nga Ikonat Creative.

Kërkohet mbyllja e deponisë së mbeturinave në rrugën Zhur-Dragash

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj 17:12 - 16/07/2016 Lajme Opoja
Ndaje

Qytetarë të Prizrenit dhe Dragashit, kërkojnë që urgjentisht të mbyllet deponia e mbeturinave të ngurta në dalje të Zhurit në rrugën që shpie për Dragash.

Në këtë deponi po hedhen në vend të mbeturinave të ngurta dhe konstruksioneve ndërtimore, kafshë dhe eshtra të tyre që po rezultojnë me erë tejet të keq , ndërsa nuk mund të përjashtohet mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie të mundshme.

Deponia e hapur para disa vitesh në Zhur e destinuar për hudhjen e mbeturinave të ngurta është shndërruar në deponi të egër, në të cilën po hudhen nga persona të pandërgjegjshëm kafshë të ngordhura dhe eshtra të tyre, me ç’rast shpërndahet një erë tejet e rëndë dhe e keqe si e cila në masë të madhe po e ndot edhe ambientin.

Deponia ndodhet buzë rrugës Prizren – Dragash, ku banorët e këtyre komunave nga kundërmimi i erës së keqe nuk guxojnë as dritaret e veturave t’i hapin. Mixhen Berisha, Abidin Maksuti dhe Zaim Berisha, për gjendjen në këtë deponi janë tejet të shqetësuar. Këta qytetarë kërkojnë angazhim të menjëhershëm të institucioneve, të cilat sipas tyre janë përgjegjëse direkte për këtë gjendje.

Disa nga ata kërkojnë edhe mbyllje të kësaj deponie, sepse sipas tyre nuk përjashtohet mundësia e përhapjes së ndonjë epidemie që askush nuk do ta deshironte. Lidhur me këtë temë, ne jemi orvatur të kontaktojmë zyrtarë të komunës së Prizrenit, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur. Deri më tani gjendja e kësaj deponie nuk është ngritur si shqetësim nga përfaqësuesit e institucioneve , shoqërisë civile, përfshirë edhe shoqata të ndryshme ambientale, të cilat aktivitetet sensibilizuese i organizojnë vetëm në sheshin Shatërvan.

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Kushtrim Guraj 17:12 - 16/07/2016 17:12 - 16/07/2016

Rubrika për Opojën

Një person gjendet pa shenja jete në zonën pyjore të Restelicës, dyshohet për vetëvrasje

Sekuestrohen 35 metra dru në Dragash, transportoheshin pa dokumente nga Leposaviqi

Blogu i ditës

LIVE
Koprracë sa janë gjallë, por kur vdesin tregohemi bujarë!
10:19 - 10/07/2026 Artikuj
Mbappe shkruan historinë, arrin rekord të paprecedentë në Kupën e Botës
10:08 - 10/07/2026 Sport
Policia nis sot fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!” për bashkatdhetarët
10:05 - 10/07/2026 Kosova
Fluksi i mërgimtarëve në kufi, pritje të shkurtra në shumicën e pikave kufitare
21:11 - 08/07/2026 Kosova
Krijohen dy komisione në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë
21:10 - 08/07/2026 Kosova
Shfaq më shumë

Ju gjithashtu mund të lexoni

Kosova

Policia nis sot fushatën “Mirë se erdhët në Republikën e Kosovës!” për bashkatdhetarët

1 Min. Leximi
Kosova

Fluksi i mërgimtarëve në kufi, pritje të shkurtra në shumicën e pikave kufitare

1 Min. Leximi
Kosova

Krijohen dy komisione në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë

1 Min. Leximi
Kronika

Mbi 2 mijë gjoba, 71 aksidente dhe 12 të arrestuar

1 Min. Leximi

Impressum

Materialet në Portalin OPOJAnet nuk mund të përdoren. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit OPOJAnet.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2013 – 2022  Agjencia e lajmeve lokale OPOJAnet

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:    

Kontakti

OPOJAnet B.I

Rr. Rexhep Krasniqi B10 Ob,A4 Nr.01, Prishtinë

  • 045/ 563-059
  • informata@opoja.net
  • marketing@opoja.net
40.5k Like
6k Follow
10.3k Follow
275k Subscribe
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?