Këshilli i Prindërve, SBASHK-ut: Pas 5 javësh, pyeteni veten se a ndjeheni krenarë me grevën

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka reaguar pas vendimit të Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që greva në arsim të pezullohet deri në janar të vitit të ardhshëm.

Opoja.net Opoja.net Kosova

Në reagimin e tyre thuhet se pas pesë javësh greve, drejtuesit dhe anëtarët e sindikatës duhet ta pyesin veten dhe njëri-tjetrin se a mund të ndjehen krenarë.

“E sot, pas pesë javësh greve, drejtuesit e SBASHK-ut, por edhe anëtarët e sindikatës, e kanë për përgjegjësi, së paku njerëzore, ta pyesin vetën e njëri-tjetrin: a ia ka vlejtur dhe a mund të ndjehen krenarë me grevën?”, kanë deklaruar nga Këshilli i Prindërve.

Tutje, thuhet se më 31 gusht kur kanë zhvilluar takim me drejtuesit e SBASHK-ut, kishin dy kërkesa të cilat ishin refuzuar.

“Dy kërkesa i kishim: 1) Festa e 1 Shtatorit mos t’iu prishët nxënësve sepse për klasën e parë (sidomos) është kujtim jetësor e domethënës për gjithë vitin shkollor, dhe 2) Që SBASHK-u mos të hyjë në grevë të plotë e të paafat, se kjo masë është shumë ekstreme dhe e padrejtë ndaj fëmijëve por e dëmshme edhe për vetë SBASHK-un”.

“Kërkesën e parë na e patën refuzuar pa iu dridhur qerpiku. Për të dytën na thanë ‘nuk kemi nevojë për këshilla se si bëhet veprimi sindikal – e dimë fort mirë këtë’”, thuhet tutje në reagimin e tyre.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-