Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se, deri më tani janë lajmëruar rreth 8 mijë qytetarë dhe të njëjtit janë verifikuar.
Po e shtypin numrin e secilit votues një nga një. Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po i verifikojnë, qytetarët me të drejtë vote që jetojnë në diasporë.
Atyre u kërkohen disa të dhëna për të vërtetuar të drejtën e votës. Për këtë proces, KQZ-ja i ka hapur 25 linja telefonike.
Ndërsa janë bërë publikë, numrat e telefonit përmes të cilëve i realizojnë thirrjet.
E në këtë qendër të thirrjeve, ka edhe prej qytetarëve në diasporë që nuk arrijnë të lajmërohen.
Për këtë zyrtarët e angazhuar, do i telefonojnë edhe në dy termine të tjera.
Qendrën e thirrjeve të shërbimit votues, e vizitoi të hënën edhe kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka.
Daka tha se, deri më tani janë lajmëruar rreth 8 mijë qytetarë dhe të njëjtit janë verifikuar.
Daka foli edhe për kritikat që mori ky proces, pasi mori vendimin KQZ-ja, raporton T7.
Procesi i verifikimit të qytetarëve me të drejtë vote në diasporë, ka filluar tash e tre ditë.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.