KF Opoja me shumë transferime gjatë verës, synon ngritjen në garat e Kosovës

Opoja.net Opoja.net Opoja Sport

Klubi futbollistik Opoja nga komuna e Dragashit, e cila garon në Ligën e Tretë të Kosovës, ka qënë mjaftë aktive gjatë verës sa i përket transferimeve.

Ata kanë transferuar plotë 12 futbollistë të rinjë, dhe synojnë që me këto përforcime të ngriten në Ligën e Dytë të Kosovës, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse në munges të stadiumit, KF Opoja ka filluar me kohë përgatitjet për sezonin e ri, duke i mbajtur stërvitjet në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren.

Klubi nga Dragashi, falënderon klubin futbollistik Liria, i cili ka lejuar mbajtjen e stërvitjeve dhe zhvillimin e ndeshjeve si vendas.

KF Opoja sezonin që lamë pas ishte shpallur kampion në Ligën e Tretë rajonale, por që në barazh u mposht nga KF Australia pas ekzekutimit të penalltive duke humbur mundësin për tu inkuadruar në Ligën e Dytë.

Kryetari i KF Opoja, Driton Zejnullahu, për IndeksOnline ka thënë se klubi është përforcuar me futbollistë cilësor dhe shpresojnë që këtë vit të inkuadrohen në Ligën e Dytë.

“Siç e dini, vitin e kaluar përpak nuk arritëm të inkuadrohemi në Ligën e dytë, ndonëse këtë e kishim merituar. Këtë vit kemi filluar me kohë dhe përgatitjet na kanë shkuar si është më së miri. Me qëllim që të paraqitemi sa më mirë dhe në fund t’ia arrijmë qëllimit tonë – inkuadrimin në Ligën e dytë të Kosovës, ne kemi përforcuar radhët me futbollistë cilësorë. Kryesisht kemi sjellë futbollistë të spikatur nga Rajoni ynë, por e kemi sjellë edhe një futbollit nga Bregu i Fildishtë.

Lojtarët janë të motivuar në të gjitha aspektet dhe ne besojmë se këtë vit do të jemi edhe më të përgatitur jo vetëm për garat në grupin tonë, por edhe për ndeshjen kualifikuese. Natyrisht, nxitës për suksesin tonë do të jenë edhe donatorët, me në krye “Adil Bau”, ka thënë Zejnullahu.

Më poshtë janë emrat e të gjithë futbollistëve të ri të KF Opoja:

Ermir Berisha – FC Arbanasi, Beson Osmanaj – FC Prizreni, Erman Laçi – KF Drini i Bardhë, Albion Kurtaj – FC Prizreni, Sylejman Limani – FC Prizreni, Endrit Berisha – FC Pirana, Bledi Qafleshi – Lidhja e Prizrenit, Urat Qafleshi – Lidhja e Prizrenit, Amin Miftari – Lidhja e Prizrenit, Osman Laçi – KF Liria, Semih Luma – FC A&N, Bi Irie Charles Fabien Boua – transfer nderkombëtar nga Bregu i Fildishtë.

KF Opoja të dielen e nis sezonin e ri futbollistik, ku do të jetë mysafir i KF Anadrinit, ndeshje e cila do të nis në ora 16:00./IndeksOnline/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-