Paqeruajtësit ndërkombëtar të KFOR-it nga Komanda rajonale në perëndim ka organizuar një konferencë për sigurinë rrugore në kampin “Villaggio Italia” në Pejë.
Gjatë konferencës u diskutuan tema të ndryshme, duke përfshirë patrullimin e përbashkët, angazhimet me komunitetet lokale, lirinë e lëvizjes, drejtimin e sigurt të automjetit dhe parandalimin e aksidenteve, njofton KFOR-i.
Komandanti i Komandës rajonale perëndimore, kolonel Francesco Ferrara, ka nderuar kujtimin e Claudio Cadeddu, ushtarit të Ushtrisë Italiane që humbi jetën në një incident rrugor në Kosovë, më 24 tetor 2023.
Në konferencë morën pjesë autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë shefin e Operacioneve të EULEX-it, kolonel Carlos Pereira, komandantët rajonalë të Policisë së Kosovës dhe Policisë Kufitare, kolonel Lumni Graushta, kolonel Faton Slija, kolonel Shaban Shala, kolonel Faton Pllana dhe kolonel Nexhmi Krasnipi, drejtori rajonal i OSBE-së, Riccardo Celeghini, dhe drejtori Rajonal i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Lino Sciarra.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.