Sulmet në Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve në Zveçan dhe në Zubin Potok, rritën tensionet në kufirin Kosovë – Serbi, shkruan Gazeta Sinjali.
Për të monitoruar situatën në veri, përveç Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, është angazhuar edhe KFOR.
Dy automjete të blinduara të KFOR-it para një ore janë parë afër barrikadave në Bërnjak.
Po ashtu, Sinjali mëson se një helikopter i KFOR-it është parë duke bërë xhiro rreth Liqenit të Ujmanit.
Sot është dita e tetë që kur Qeveria e Kosovës mori vendim për vendosjen e masës së reciprocitetit për targa të përkohshme për automjetet me targa të Serbisë dhe që nga ajo ditë, banorët e komunave me shumicë serbe kanë vendosur barrikada në pikat kufitare në Jarinje dhe në Bërnjak.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.