Prezenca e KFOR-it në pjesën veriore të vendit është shtuar prej që është tensionuar situata.
Madje sot në mëngjes janë parë forca të reja teksa ja kanë mësyrë veriut.
Autoblinda, kamion e vetura, janë parë në fshatin Maxhunaj të Vushtrrisë teksa shkonin në drejtim të veriut.
Rikujtojmë se sot janë bërë dhjetë ditë prej që janë vendosur barrikada në rrugën e veriut të cilat kanë pamundësuar edhe qarkullimin e automjeteve në drejtim të dy pikave të kalimit kufitare, Jarinje e Bernjak.
KFOR, Policia e Kosovës dhe EULEX janë duke përcjell nga afër çdo zhvillim në këtë pjesë të Kosovës.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

