Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” ringjall aktivitetet

Opoja.net Opoja.net Këndi Letrar Opoja

Klubi Letrar “Luigj Gurakuqi” nga Sharri i themeluar në vitin 1990, pas një pauze disavjeçare, ka vendosur që të ringjall aktivitetin.

Pas një ore të suksesshme letrare me rastin e 28 Nëntorit, ditës së flamurit kombëtar, më 31 janar 2015 ka mbajtur kuvendin zgjedhor në të cilin është zgjedhur Kryesia prej 5 anëtarësh (Ibrahim Skenderi, Ismet Lecaj, Demir Reshiti, Osmon Bojaxhiu dhe Uran Bahtijari) me kryetar Osmon Bojaxhiun dhe sekretar Ibrahim Skenderi.
Më 14 mars 2015 kryesia e Klubit mbajti mbledhjen e radhës me ç’rast u miratuan disa plotësime dhe ndryshime normative si dhe u mor vendim që të riorganizohet Manifestimi tradicional letrar “Sofra e Ymer Prizrenit”, në Zgatar, si dhe një Orë letrare përkujtimore kushtuar krijuesit opojan Dr. Yrjet Berisha i cili para pak kohësh ndërroi jetë.
Në mbledhje u miratua: Rregullorja e Klubit Letrar; Emblema e Klubit Letrar; Rregullorja e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”; dhe Emblema e Manifestimit “Sofra e Ymer Prizrenit”, të dy këto emblema të punuara nga eksperti i dizajnit, Adil Beqaj.
Kryesia e Klubit e bëri gjithashtu edhe përzgjedhjen e Bordit menaxhues pesë anëtarësh të Manifestimit “Sofra e Y. Prizrenit”, ndërsa këtij Bordi në bazë të rregullores së miratuar do t’i bashkëngjitën edhe një përfaqësues nga fshati Zgatar dhe një përfaqësues nga kabineti i kryetarit të komunës.

(Opoja.net)

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-