Rreth 1 km është e gjatë kolona e automjeteve në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar në Vërmicë.
Të dhënat e fundit e Qendrës Kombëtare për Menaxhim të Kufijve tregojnë se e ngarkuar aktualisht është vetëm Vërmica ndërsa pikat tjera kufitare janë pa fluks të automjeteve.
Derisa në hyrje kolona është 1 km, në dalje është 300 metra.
Sipas të dhënave të QKMK-së, qytetarët po presin deri në 20 minuta për të kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.
/OPOJAnet/
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.