Kombëtarja e Kosovës nis mbarë rrugëtimin drejt ‘Euro 2024’, merr barazim në Izrael

Opoja.net Opoja.net Sport

Kombëtarja e Kosovës në futboll i ka nisur me barazim kualifikimet për ciklin e ri të Evropianit të vitit të ardhshëm, pasi mori një pikë nga përballja me Izraelin në ndeshjen e sotme, raporton Gazeta Sinjali.

Kosova shkoi në pushimin mes dy pjesëve në epërsi minimale, pasi Milot Rashica sulmoi portën kundërshtare në minutën e 36-të, teksa topi shkoi në rrjetë pas devijimit të Elazar Dasa, i cili shënoi autogol.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë dhe Kosova ia doli të dyfishonte epërsinë në minutën e 49-të me Milot Rashicën.

Megjithatë, goli i sulmuesit vushtrrias u anulua pas rishikimit me VAR, pasi që u pa se ai kishte luajtur me dorë para se të shënonte.

Dardanët vazhduan ta rrisin presionin në vazhdim, teksa ishte sërish Rashica që kishte një mundësi të artë për të shënuar në minutën e 93-të, por 26-vjeçari dështonte të shënonte nga afërsia.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Bloomfield” përfundoi me rezultatin 1:1. Kjo ishte ndeshje e parë në kuadër të Grupit I.

Kosova dhe Izraeli ndajnë pozitat dy dhe tre në grup me nga një pikë. Në këtë grup prin Zvicra me tre pikë.

Kosova ndeshjen e radhës e luan më 28 mars, kundër Andorrës, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-