Komunës se Dragashit i është kthyer në rivlerësim për shkelje të rënda të ligjit një tender që arrinë shifrën e gati gjysmë milioni euro.
Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi i Ujësjellësit në Dragash – Vazhdimi i punimeve”, shkruan Gazeta Fjala, përcjellë Opoja.net
Në këtë rast Komuna e Dragashit eliminoi kompaninë e përgjegjshme, duke bërë shkelje të rëndë të Ligjit të Prokurimit Publik.
Kompania e eliminuar jashtëligjshëm nga gara “Puna & K-Ing” parashtroi ankesë dhe OSHP vendosi që këtë tender ta kthej në rivlerësim.

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

