Sot, Kryetari i Komunës së Dragashit, z. Bexhet Xheladini, dhe përfaqësuesi i Shoqatës së Afaristëve “Sharri”, z. Burim Piraj, nënshkruan kontratën për mbështetjen financiare të Panairit të Produkteve Vendore Lokale “EXPO SHARRI”. Edicioni i tretë i këtij panairi do të mbahet më 11 tetor, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e Shkollës Profesionale në Mejdan të Shajnes, duke promovuar produktet vendore dhe mbështetur afaristët lokalë.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.