Në një njoftim për kontratë të përgatitur me datën 13 të këtij muaji, thuhet se autoriteti kontraktues, Kuvendi i Komunës Dragash, kërkon furnizim me aparaturë medicionale të Qendrës Klinike të Mjekësisë Familjare në Dragash.
Tenderi është i ndarë në tri pjesë dhe ka vlerë të parashikuar 51 mijë euro. Në përshkrimin e lëndës së kontratës thuhet se Komuna kërkon të blejë për QKMF-në një aparat biokimik dhe një për koagulim, aparaturë mjekësore për urinë dhe aparatura për emergjencë.
Institucionet shëndetësore në Komunën e Dragashit, përveç mungesës së pajisjeve mjekësore, kanë edhe probleme të tjera. Një çështje që është diskutuar shpesh është edhe mugesa e një gjinekologu, që ka shkaktuar shqetësim të vazhdueshëm edhe tek qytetarët e Komunës së Dragashit, të cilëve po u duhet të udhëtojnë deri në Prizren për marrjen e shërbimeve bazike shëndetësore./Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.