Të pyetur se sa janë të kënaqur me atë që është arritur gjatë këtyre viteve të pas luftës, shumë qytetarë të Dragashit shprehin edhe kënaqësinë edhe pakënaqësinë e tyre, duke theksuar se gjatë këtyre viteve të pas luftës është arritur shumë pak ngase edhe pas dy dekadave të pasluftës e kemi të njëjtën rrugë që e lidh Dragashin me Prizrenin dhe Kosovën e botën, me gropa – gropa, e ngushtë dhe e rrezikshme.
Ende ka fshatra pa ujë të pijshëm edhe pse shumë u premtua në fushatat para zgjedhore. U fillua para shumë vitesh puna që nga lumi i Radeshës të sillet uji për fshatrat që kanë më së shumti nevojë, por me gjasë Dragashi dhe banorët e saj, do të vazhdojnë të përpëlitet në pellgun e pafund të varfërisë së trashëguar.
Ujërat e zeza, bërlloku dhe mbeturinat e ndryshme ende hidhen në Lumjetë e komunës edhe pse në çdo fushatë zgjedhore u premtua se do të ndërtohet një impiant i përgjithshëm nga Zapluxha, Brodi dhe Restelica dhe do të bashkohen nën fshatin Orqushë ku do të ndërtohej një fabrikë për filtrimin e tyre. Por sot e atëherë as një përpjekje nuk është bërë në këtë drejtim.
Realisht, çka i sollën vitet e pas luftës këtij rajoni? – Si projekt më serioz mund të merren: asfaltimi i rrugës Tyrbe e Plavës – Zapluxhe (që sot është tmerr të kalosh me makinë nga gropat e shumta që dëmtojnë seriozisht makinat e vozitëseve të cilët paguajnë taksë për mirëmbajtjen e rrugëve për çdo vit), finalizimi i punimeve rreth Shtëpisë së Kulturës në Dragash (të cilën e kaplojë zjarri duke ia lënë fajin instalimit të rrymës elektrike), Bresanë dhe rinovimi i asaj të Bellobradit. Objekti i “Handikosit” edhe pse është ngritur dhe pas disa viteve pune tani është jo funksional.
Qendrën e mjekësisë familjare në Dragash, Bresanë, Bellobrad, Restelicë, Llopushnik, Brod dhe riparimin e të gjitha ambulancave, por që sot nuk mirëmbahen në nivelin e duhur, paramendoni në ambulancën e Bellobardit nuk ka ujë as të pijshëm as për pastrim.
Po ashtu të gjitha shkollat fillore të kësaj komune ose u ndërtuan të reja ose u riparuan, por ama mirëmbajtjet jot ë kënaqshme dhe punësimet nepotike, të akraballëkut dhe me kualifikime jo adekuate e kanë përdhos arsimin në cilësi.
Papunësia ashpërsohet
Si gjithandej në Kosovë edhe në këto anë papunësia është plaga më e rëndë që rëndon prore në shpirtin e të rinjve. Kështu, për çdo vit në armatën e të papunëve rekrutohen pandërprerë gjenerata të reja, ndërsa nepotizmi në këtë komunë është shumë i theksuar, kryesisht punësohen të afërmit e udhëheqësve, si: djemtë, vëllezërit, nipat, stërnipat etj., me konkurse e pa konkurse, me kontrata të ashtuquajtura “mbi vepër”, të cilët kështu merren dhe asnjë herë nuk i shpallët vendi i punës.
Ramateksi herë ka punuar e herë nuk ka punuar, punëtorët e kësaj fabrike tekstili herë janë paguar e herë nuk janë paguar dhe krejt në fund u mbyll krejtësisht duke lënë një bollek me borxhe si ndaj punëtorëve, tatimet komunale etj., dhe për këtë askush nuk dha e nuk jep përgjegjësi.
Kultura, sporti dhe rinia
Përveç garës së pehlivanëve dhe vrapimit të kuajve si veprimtari tjetër mund të përmenden edhe “Festival rinor” dhe krejt në fund rinovimi i disa monumenteve të trashëgimisë kulturore dhe hapjes së muzeut etnologjik i cili nuk është funksional. Ndonjë turnir sportiv për festa kombëtare dhe as gjë tjetër.
Arsimi në komunën e Dragashit me problem
Derisa arsimi në gjuhën shqipe zhvillohet normalisht por me të meta të shumta, me sjellën e njerëzve të gabuar me mësimdhënës me kualifikime jo adekuate dhe që kurrë nuk ju shpallet vendi i lirë i punës për ta. Ndërsa, kundërshtarët e tyre politikë i luftojnë në mënyrat me të fëlliqura.
Ende punojnë persona të përfolur për ngacmime seksuale, edhe pse u ngritë si shqetësim në Asamblenë komunale, ajo u heshtë përse askush nuk e din se kush kënd po e mbron duke e shkatërruar arsimin.
U emërua e riemërua drejtori i shkollës së mesme pa përvojë pune e që ishte kriteri kryesor i konkursit, inspektorati i arsimit për këtë rast nxori Rekomandim e Vendim se emërimi i këtij kandidati është në kundërshtim me aktet ligjore, por meqenëse ishte stërnipi i Salim Jonuzit, kryetarit të komunës, nuk u përfill as Rekomandimi e as Vendimi, çështja shkon në prokurori e gjykatë, stërnipin e Salimi Jonuzit nuk e trazon njeri por ama drejtorin e tij të DKA-së e dërgojnë në shtëpi bigari hak, vetëm e vetëm pse nuk e kishte shpallur konkursin e kërkuar për postin e drejtorit të ri të gjimnazit sipas Vendimit të inspektoratit të Arsimit, jo ky që nuk e shpallte por këtë nuk ia kishte lejuar kryetar Salim. Edhe përkundër të gjitha këtyre ky kryetar e bënë edhe gabimin tjetër trashanik duke e bërë riemërimin e tij, me një justifikim se tash e ka përvojën e punës.
Mua për këtë sot më shumë nxënës të Opojës ia mësyjnë Prizrenit.
Por kjo problematikë askënd nga politika komunale nuk e trazon dhe shqetëson.
Në trevën e Gorës, është mjaft problematikë dhe delikat. Ky etnitet është i ndarë në dysh, në goranë boshnajk – mysliman, që mësimet i ndjekin sipas udhëzimeve administrativ të MAShT-it. Dhe ata që punojnë sipas plan-programeve serbe, me ditar dhe libra me alfabet cirik të sjell nga Serbia .
Mëkatet e kryetarit në ikje Salim Jonuzit
Mëkatet e Salim Jonuzit i pagojë parëtia e tij në këto zgjedhje lokale, punësimet nepotike të familjarëve dhe akraballëkut, mos zbatimi i Vendimeve të institucioneve të shtetit, marrja e kompetencave të drejtorëve të drejtorive duke nënshkruar edhe për ta. Mos mbajtja e fjalës ose mashtrimi i tij, mua me mashtrojë duke me bindur që ta tërhiqja padinë dhe kallëzimin penal ndaj tij, lidhur me implementimin e Vendimit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës, që kishte të bënte me postin e udhëheqësit të Sektorit bibliotekar të Dragashit, ndërsa ai si kundër shpërblim nuk do të me prekte në pagë pavarësisht normës, Edhe pse isha i vetëdijshëm për qëndrimin e tij armiqësor ndaj meje, që nga momenti kur e emërojë drejtor të gjimnazit, Xhelil Berisha profesor i lëndës së historisë dhe nuk e shpalli konkursin për lëndën e historisë ngase sipas normativit detyrimisht është dashur të me pranon mua sepse isha i vetmi në atë kohë me kualifikim magjistër ashtu siç e kërkonte normativi.
Gjatë emërimit të stërnipit të tij drejtor gjimnazi, kandidati Azim Qengaj, i cili i plotësonte të gjitha kriteret e konkursit si me përvojë gjashtëvjeçare, me licencë mësimdhënie, me diplomë të rregullt dhe me notë mesatare shumë me të lartë se kundër kandidati, e shtyjnë që me një deklaratë të tërhiqej edhe pse kjo ishte jo valide ngase ishte bërë pas emërimit të drejtorit do të thotë pas kryerjes se të gjitha procedurave të emërimit, duke e punësuar si mësimdhënës në një shkollë fillore, me normë të plotë por pas kalimit të viteve norma e tij u tkurrë në vetëm 11 orë. Ndërsa stërnipi i tij lëre që nuk e plotësonte kriterin kryesor atë të përvojës së punës në arsim por bëri edhe falsifikim të përvojës së punës në flet aplikacion dhe për këtë asgjë askujt.
Kryetari i PDK-së Kadri Veseli deklaron nëpër tubime se në arsim duhet të punojnë mësimdhënësit me kualifikime dhe grada shkencore, të dëshmuar me punë si: punime shkencore dhe botime, me përvojë, Salim Jonuzi pikërisht ata i lënë pa punë ose pa normë, ndërsa ata që nuk kanë përvojë punë dhe me kualifikime normale i punëson duke i ndarë orë në disa shkolla vetëm e vetëm për t’ia plotësuar normane e plotë.
Këto mëkate të tija e ndëshkuan partinë e tij në këto zgjedhje lokale në: Zapluxhe, Kosovë, Rrenc, Pllajnik, Xërxë, Shajne, Dragash, Pllavë, Buqe, Brezne, Zym, Brrut.
Çdo gjë paguhet në këtë botë por kësaj radhe mëkatet e tua i pagojë Shaban Shabani, ashtu siç i pagojë edhe Hajri Ramadani mëkatet e bëra nga ti dhe të drejtorit të kundër ligjshëm të gjimnazit.
Populli i dinë të gjitha, dinë të heshtë, dinë të flas dhe të ndeshkon.
Shkruar nga Muharrem Qafleshi
© Opoja.net
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.