Komuna e Dragashit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se dita e hënë do të jetë ditë pune. Komuna ka bërë thirrje për të gjitha institucionet publike lokale që t’i përmbahen këtij vendimi.
“Nuk duhet të ketë dilema të hapura për të hënën, kur dihet vendimi i Qeverisë. Vendimi do respektuar, pavarësisht bindjeve politike”, shkruan në njoftimin e komunës së Dragashit.
Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë:
“Qytetarë të komunës së Dragashit
Në pajtim me vendimin e Qeverisë, e hëna është ditë pune.
Në këto ditë të rënda që po kalon vendi dhe populli ynë, më shumë se çdo herë, na duhet bashkim në vendime dhe zbatimin e tyre.
Drejtoria për Arsim, menaxherët e institucioneve arsimore, mësimdhënës dhe të gjithë zyrtarët e këtij procesi, do t’i përmbahen vendimit të Qeverisë se e hëna është ditë pune, ashtu si për administratën e komunës tonë, duke respektuar masat e parapara për pengimin dhe luftimin e virusit Covid-19.
Nuk duhet të ketë dilema të hapura për të hënën, kur dihet vendimi i Qeverisë. Vendimi do respektuar, pavarësisht bindjeve politike.
Na duhet unitet në Republikën e Kosovës në këto ditë të vështira.
Građani opštine Dragaš
U skladu sa odlukom Vlade, ponedeljak je radni dan.
U ovim teškim danima koje naša zemlja i ljudi proživljavaju, više nego ikad, potrebno nam je jedinstvo u odlukama i njihovoj primeni.
Direkcija za obrazovanje, rukovodioci obrazovnih ustanova, nastavnici i svi službenici ovog procesa, pridržavaće se odluke Vlade da je ponedeljak radni dan, kao i za upravu naše opštine, poštujući mere predviđene za sprečavanje i borbu protiv virusa Covid-19.
Ne bi trebalo biti otvorenih dilema za ponedeljak, kada je poznata vladina odluka. Odluka će se poštovati, bez obzira na politička uverenja.
Potrebno nam je jedinstvo u Republici Kosovo u ovim teškim danima.”
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.