Opoja.net

Komuna e Dragashit nuk i dorëzoi planin e veprimit të auditorit

Komuna e Dragashit nuk e ka dorëzuar planin për mënyrën se si do t’i plotësojnë rekomandimet e auditorit. 

Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) i ka dorëzuar Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dala nga raporti i auditimit për vitin e kaluar, por disa organizata tjera buxhetore ende jo.

Universiteti I Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Komuna e Dragashit janë organizatat buxhetore që ende nuk e kanë kryer këtë obligim ligjor.

“Organizatat buxhetore që ende nuk e kanë përmbushur obligimin ligjor dhe nuk kanë dorëzuar planet e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna në raportet e auditimit për pasqyrat vjetore financiare për vitin 2015 janë: 1. Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”; dhe 2. Komuna e Dragashit,” thuhet në faqen zyrtare të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Të gjitha organizatat buxhetore, obligohen t’i dorëzojnë Zyrës Kombëtare të Auditimit planin e veprimit se si do t’i adresojnë rekomandimet e dhëna në raportin e auditimit, pasi që Ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit i obligon ato për këtë gjë.

Arrestohet anëtari i LDK-së në Dragash

Merlinda Guraj

Kosova me padi ndaj Malit të Zi, kërkohet kthimi i pronës në Budvë që ishte blerë 6 dekada më parë

Merlinda Guraj

SBASHK dërgon 452 punëtorë të arsimit për pushime në bregdetin shqiptar

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net