Opoja.net

Komuna e Dragashit po përgatitet për vlerësimin “ Pisa 2018”

Komuna e Dragashit po përgatitet për vlerësimin “ Pisa 2018”

Në bashkëpunim me koordinatorët e shkollave, Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash po i kryen me sukses obligimet e marra nga MASHT-i, përkatësisht Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, që t’i përgatisë dhe mobilizojë nxënësit nga kjo komunë.

Sipas drejtorit të Arsimit në Dragash, Vloran Cenaj, përgatitja nuk po bëhet vetëm me nxënësit por edhe me prindërit, mësimdhënësit dhe të gjitha strukturave tjera. “Gjithë ky aktivitet dhe sensibilizim po bëhet për ta ngritur rezultatin tek nxënësit pjesëmarrës që do të vlerësohen ndërkombëtarisht. Testit do t’i nënshtrohen 19 nxënës nga shkollat fillore ‘Ilmi Bahtijari’ në Blaç, ‘28 Nëntori’ në Bresanë dhe ‘Sezai Surroi’ në Bellobrad. Gjithashtu këtu janë të përfshirë edhe 38 nxënës të Shkollës së Mesme të Lartë ‘Ruzhdi Berisha” në Dragash.

Gjithsej, nga komuna jonë 57 nxënës pritet t’i nënshtrohen këtij vlerësimi ndërkombëtar, të përzgjedhur nga sistemi PISA. Komisioni për mbikëqyrjen e testit PISA 2018, tashmë ka bërë një plan operativ, ku akterë të zbatimit të këtij plani jemi edhe ne, përfaqësues të DKA-ve dhe shkollave. Rreth mobilizimit të të gjitha strukturave për organizimin e testit PISA, në mënyrë që suksesi mos të jetë i njëjti me PISA 2015, kemi realizuar fillimisht vizita dhe takime në shkollat e përzgjedhura me drejtorët, koordinatorët dhe nxënësit”, ka njoftuar drejtori i Arsimit në Dragash, Vloran Cenaj, duke shtuar se aktualisht janë në fazën e realizimit të testit provues në të gjitha shkollat e përzgjedhura. /Radio Sharri

Vaktia e Ramazanit 2021 – 1442 h.

Opoja.net

Xhamitë mbahen të hapura këtë Ramazan

Opoja.net

Fillon vaksinimi në Dragash – Drejtori i QKMF-së e merr i pari

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net