Komuna e Dragashit shpall katër tenderë për furnizim me material shëndetësor

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Komuna e Dragashit ka publikuar në faqen e saj zyrtare katër njoftime për kontratë që lidhen me investime në sektorin e shëndetësisë.

Këta katër tenderë të shpallur nga autoriteti kontraktues “Kuvendi i Komunës – Dragash”, kanë për qëllim furnizimin me materiale bazike për QKMF në Dragash, furnizimin me reagensa dhe materiale harxhuese biokimike, furnizimin dhe montimin e klimave dhe frigoriferëve në QKMF të Dragashit, si dhe furnizimin me materiale për laborator për QKMF në Dragash dhe Krushevë.


Të gjithë këta tenderë së bashku arrijnë shumën 57,900.00 euro, ku dy prej tyre kanë vlerë të parashikuar deri në 18 mijë euro, njëri 12 mijë euro dhe një tjetër 9,900.00 euro.

Ju kujtojmë se komuna e Dragashit para pak ditësh ka shpallur edhe një njoftim për kontratë me vlerë prej 120 mijë euro për teste serologjike dhe furnizim me materiale të tjera për mbrojtje nga Covid-19./Opoja.net/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-