Komuna e Dragashit ka shpallur sot tre kandidatët fitues për vendet e punës që kishte dalë konkursi.
Për pozitën e punës zyrtar për përkthim, në këtë pozitë është emëruar Mentor Selimi ku në garë ishte bashkë me kandidatët Usamedin Haruni dhe Sirhan Bajrami.
Për pozitën e punëtorit teknik-pastruesit në shkollën e fshatit Rrencë është emëruar Refki Skeraj i cili ishte në garë me gjashtë bashkëfshatar të tij.
Ndërsa në fshatin Blaç pozitën e punëtorit teknik-pastruesit do ta zë Labinot Tahiri, i cili ishte në garë me Besir Ramadanin dhe Mentor Zejnelin./OpojaSot.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.