Komuna e Dragashit shpall tender 27 mijë euro për renovimin e shkollave në Brezne dhe Pllajnik

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Çatitë e shkollave fillore në fshatrat Brezne dhe Pllajnik shumë shpejt do të renovohen. Kështu shkruhet në njoftimin për kontratë që ka publikuar Kuvendi Komunal i Dragashit, në uebfaqen zyrtare të Komunës.

Tenderi i shpallur nga Komuna e Dragashit për renovimin e çative dhe kryerjen e disa punimeve të tjera në shkollat fillore të Breznes dhe Pllajnikut është i ndarë në dy pjesë. Për ndërtimin e kulmit prej 240 metër katror të shkollës së fshatit Brezne janë parashikuar të shpenzohen 17 mijë euro, ndërsa për punët që do të kryhen në shkollën e Pllajnikut, do të shpenzohen 10 mijë euro.

Kompanitë që do të shpallën fituese të tenderit kanë afat për përfundimin e punimeve dy muaj e gjysmë, nga data 17 qershor deri më 30 gusht të këtij viti.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve nga kompanitë e interesuara është 10 qershori./Opoja.net

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe: , , ,
- Reklama-
- Reklama-