Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe u. D i ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, të premtën kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i deponisë komunale në regjionin e Prizrenit”.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëfinancim, kryetari Haskuka , tha se, do të punojmë në rehabilitimin dhe rregullimin e asaj deponie që tash e tutje çdo biznes që ka materie inerte është i obliguar që t’i dërgoj aty.
Ndërkaq, u.d i ministrit të Mjedisit, Fatmir Matoshi , tha se ky institucion po e mbështet komunën e Prizrenit për ndërtimin e deponisë së mbetjeve inerte, dhe shuma që ka ndarë ministria për këtë vit është 50 mijë euro. Projekti në fjalë pritet të realizohet brenda një periudhe kohore prej 3 vitesh./tvprizreni.info/
https://youtu.be/nop3JC7v9LE
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.