Konfirmohet edhe lajmi tjetër i Demokracia.com, Kastrati delegohet në miqësoren Turqi – Skoci

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com se Visar Kastrati është deleguar në ndeshjen miqësore mes Turqisë dhe Skocisë.

Turqia dhe Skocia do të sfidohen në ndeshje kontrolluese më 16 nëntor nga ora 18:00 në Diyarbakir.

Ndihmës të Kastratit në këtë përballje do të jenë dyshja tjetër nga Kosova, Edmond Zeqiri dhe Granit Hyseni.

“Në ndeshjet miqësore ndërkombëtare të cilat do të zhvillohen gjatë këtij muaji drejtësinë do ta ndajnë edhe gjyqtarët kosovarë. Gjyqtarit Genc Nuza i është besuar ndeshja miqësore Shqipëri – Itali, ndërsa gjyqtarit Visar Kastrati ndeshja Turqi – Skoci”, thuhet në njoftimin e FFK-së të lëshuar në uebfaqe.

Ekskluzive: Visar Kastratit i besohet ndeshja Turqia – Skocia

Demokracia.com raportoi ekskluzivisht edhe se gjyqtari Genc Nuza është deleguar për miqësoren mes Shqipërisë dhe Italisë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Lajmi u konfirmua sot gjatë ditës edhe nga UEFA./Demokracia.com/

LEXO EDHE:

UEFA konfirmon raportimin ekskluziv të Demokracia.com, Nuza ndan drejtësinë në miqësoren Shqipëri – Itali

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-