ryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Siç e dimë të gjithë, zgjedhjet tashmë janë caktuar të mbahen më 9 shkurt. Mirëpo data e regjistrimit është deri më 26 dhjetor. Kjo është datë e regjistrimit për të gjithë ata që duan ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’votuar me postë apo nëpër konsullatat e ambasadat e Republikës së Kosovës”, tha Konjufca.
Konjufca ua ka bërë të ditur mërgimtarëve se nëse nuk regjistrohen deri më 26 dhjetor, atëherë opsioni i vetëm për të ushtruar këtë të drejtë mbetet ardhja fizike në Republikën e Kosovës.
“Mërgata është një pjesë shumë e rëndësishme e Republikës së Kosovës. Bashkë e kemi ndërtuar Kosovën dhe bashkë do ta ndërtojmë edhe të ardhmen. Regjistrohu!”, tha ai përmes një video të postuar në Facebook.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.