Konkurs i ri për mësimdhënës në Dragash, 6 vende të lira

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash me 27 shtator 2018 ka shpallur konkurs për pranimin e mësimdhënësve të ri dhe zëvendësimin e punëtoreve që shkojnë në pushim të lehonisë, njofton OpojaSot.com.

Njoftimin e përmbledhur të DKA-së, i publikuar në një gazetë të përditshme po e japim më poshtë

Në bazë të Ligjit për Arsimin Para universitar në Republikën e Kosovës nr.04/L-032, nenit 8 dhe nenit 35 paragrafi 2 të Ligjit mbi Punën në Republikën e Kosovës, nr.03/L-212, Udhëzimit Administrativ nr.17/2009 të datë 28.08.2009, Udhëzimit Administrativ nr.06/2015- normativi mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ nr.05/2015- normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional, vendimin e MASHT nr.232/01B, vendimin e MASHT NR.231 të datës, 04 Gusht 2015, kërkesën nga MASHT ref.2-2955 të datës 01 Korrik 2016. Drejtoria Komunale për Arsim në Dragash, shpallë:

KONKURS – plotësues

Për plotësimin e vendeve të lira të punës për arsimin e mesëm të lartë dhe të ulët të Komunës së Dragashit për vitin shkollor 2018/2019.

SHFMU ”28 Nëntori” – Bresanë

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë

SHFMU ”Ulina” – Kosovë

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor, derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë

SHFMU ”Fetah Sylejmani” – Dragash

  1. Një mësimdhënës për mësim klasor – paralelja Xërxe

SHFMU ”Shaban Shabani” – Llapushnik

  1. Një mësimdhënës për Kimi (18 orë), derisa punëtorja të kthehet nga pushimi i lehonisë

SHML ”Ruzhdi Berisha” – Dragash

  1. Një mësimdhënës të lëndëve mjekësore (10 orë)
  2. Një mësimdhënës të lëndëve mjekësore për mësim praktik (10 orë)

KUSHTET:

Formularët për konkurs merren në Drejtorin e Arsimit në Dragash, ku dorëzohen aplikacionet me dokumentet tjera përkatëse. Diploma duhet të jetë e vërtetuar nga origjinali, në të kundërtën nuk merret si valide, certifikata e lindjes, certifikata që nuk është nën hetime, kopja e letërnjoftimit. Kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet jashtë Republikës së Kosovës , duhet të sjellin diplomën e nostrifikuar.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit (data e publikimit 27 shtator 2018)./Opoja Sot/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-