Konkursi për mësimdhënës në Dragash: Këta janë kandidatët që kanë hyrë në listën e ngushtë

Merlinda Guraj Merlinda Guraj Opoja

Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash ka publikuar listën e kandidatëve që kanë fituar të drejtën e hyrjes në testin me shkrim në konkursin për mësimdhënës, të shpallur nga kjo drejtori.

Sipas njoftimit të DKA në Dragash, komisioni përzgjedhës i kësaj drejtorie ka përpiluar listën e ngushtë të kandidatëve, të cilët janë përzgjedhur sipas kritereve të notës mesatare, kualifikimit, trajnimeve dhe përvojës së punës.

Në foton e mëposhtme janë listuar emrat e të gjithë kandidatëve të përzgjedhur nga komisioni:

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’i nënshtrohen testit me shkrim më 25 nëntor 2020, në ora 10:00, në sallën e Asamblesë Komunale në Dragash.

Ky konkurs është shpallur për një mësimdhënës të gjuhës shqipe (10 orë) në ShFMU “28 Nëntori” në Bresanë, dhe një mësimdhënës të gjuhës angleze për kohë të pacaktuar, në ShFMU “Fetah Sylejmani” në Dragash./Opoja.net/

 

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-