Kosova e mbylli në vendin e dytë turneun e veteranëve “Master Cup Antalia 2022”

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Pas tri ditë garash të zhvillura në kompleksin turistik ‘Kremlin Palace’ ka përfunduar turneu ndërkombëtar i veteranëve në futboll “Master Cup Antalia 2022”.

Kombëtarja e Kosovës luajti në finalen e këtij turneu, ku u ballafaqua me skuadrën irakiane, Irak El Ambra.

Takimi në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, derisa pas penalltive fitores iu gëzuan irakienët me rezultat 4:3.

Për Kosovën nga penalltitë shënuan Synaj Keçi, Faruk Statovci dhe Isa Sadriu, kurse dështuan Denis Isaja dhe Daut Geci.

Në fund, Kosova u nderua me trofeun e vendit të dytë, derisa Naser Prapashticës i takoi trofeu i portierit më të mirë të turneut./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-