Kosova do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian për Shkollarë me tre boksierë.
Kjo është bërë e ditur nga Federata e Boksit e Kosovës, duke treguar se në Slloveni do të qëndrojnë nga 15 gushti.
“Kosova në këtë kampionat Evropian përfaqësohet me 3 boksierë: 42 kg. Riad Mziu,57 kg. Ensar Badallaj dhe 60 kg. Flori Tarani”.
Në krye të tyre do të jetë selektroi Besnik Vranovci, derisa i ftuar për të ndarë drejtësi është edhe gjyqtari ndërkombëtar Latif Demolli.
//
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.