Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll ka pësuar humbje të rëndë të enjten mbrëma.
Në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, Kosova pësoi nga përfaqësuesja inferiore e Luksemburgut me rezultat 99:89.
Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e parë të parakualifikimeve për Botërorin 2023.
Kosova ka ende gjasa për të avancuar tutje. I duhet që të shtunën ta mposhtë Sllovakinë dhe të shpresoj në humbje të Luksemburgut nga Islanda, që tashmë ka siguruar vendin e parë në grup dhe avancimin tutje.
Ka pasur shumë probleme në lojën e Kosovës të enjten mbrëma. Dhe në fund fitore të madhe arriti Luksemburgu. Lojtarët e Kosovës kanë pasur shumë gjuajtje të humbura, ndër të tjera.
Më i dalluari te Kosova ishte fundori i natyralizuar, Divine Myles me 21 pikë, 7 kërcime e 5 asistime. Erjon Kastrati realizoi 13 pikë e asistime, kurse kapiteni Dardan Berisha realizoi 12 pikë, 5 kërcime e 6 asistime.
Luksmburgun drejt fitores e udhëhoqi Clancy Rugg me 22 pikë e plot 17 kërcime. Edhe në kërcime është bërë dallimi, ku Luksemburgu kishte 15 më shumë se Kosova.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.