Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar se sot është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, e cila definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve.
Në një postim në Facebook, Sveçla ka bërë të ditur se para disa ditësh kishte pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL, Catherine de Bolle.
“Para disa ditësh kam pranuar një letër falënderimi nga Drejtoresha Ekzekutive e EUROPOL znj. Catherine de Bolle për gadishmërinë për të bashkëpunuar dhe vendosmërinë tonë për të vepruar pa kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit. Sot, jam njoftuar që është nënshkruar marrëveshja e tretë me EUROPOL, nga znj. De Bolle, që definon procedurat e shkëmbimit dhe mbrojtjes së informacioneve”, ka shkruar Sveçla në Facebook.
Ministri Sveçla ka shtuar se kjo marrëveshje do ta thellojë edhe më shumë bashkëpunimin e Kosovës me EUROPOL.
“Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin tonë me EUROPOL, do të garantojë shtetndërtim me hapa të sigurtë e do të kontribuoj në synimet tona të përbashkëta për sundim të ligjit”, ka shkruar Sveçla.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.