Opoja.net

Kosova pritet të furnizohet me vaksinën anti-Covid në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021

Infektologu Ilir Tolaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka paralajmëruar se Kosova pritet të furnizohet me vaksinën anti-Covid në gjashtëmujorin e parë të vitit të ardhshëm.

Sips tij, vendet në zhvillim ku bënë pjesë edhe Kosova do ta marrin me
vonesë vaksinën sesa vendet e fuqishme ekonomikisht, ku vaksinimi do të fillojë
në dhjetor eventualisht në jane.

“Ne tash jemi në një situatë shumëfish më të mirë sesa kemi qenë disa muaj
më herët. Tash e kemi të zbuluar vaksinën. Në perëndim janë dy vaksina të cilat
janë zbuluar ndërsa në Rusi dhe Kinë. Janë një numër jashtëzakonisht i madhi
hulumtimeve që po bëhen në nivel global për zbulimin e vaksinave të reja”.

“Me siguri që kombet e mëdha janë në fushatën ose aktivitetin e
zbulimit të vaksinave të tyre vetananke dhe është më e lehtë ta prodhojnë. Ne
jemi në një situatë kur vaksinimi ka filluar. Ku në Angli ka filluar. Në vendet
tjera do të fillojë në fund të dhjetorit eventualisht në fund të janarit dhe
për këtë arsye jemi në fushatën kur do të bëhet vaksinim i përgjithshëm i
popullatës”.

“Vendet në zhvillim ku bënë pjesë edhe Kosova gjithmonë e marrin pak
më vonë sesa vendet e fuqishme ekonomikisht dhe nuk pres që Kosova do ta marrë
shumë shpejt vaksinën. Mirëpo kurdo që e merr brenda 6 mujorit të ardhshëm do
të jetë sukses dhe e volitshme”.

Sipas tij, autoritetet e Kosovës kanë aplikuar për një kontingjent të
vaksinave përmes organizatës botërore të shëndetësisë.

Meqenëse Kosovës i nevojitet një numër i kufizuar i vaksinave prej 1
milionë doza, infektologu Tolaj bëri të ditur se do të ndikojë pozitivisht në
ndërprerjen e pandemisë.

Tolaj tha se së pari duhet të vaksinohen ata që janë në linjën e parë të
virusit mjekët, policët, ushtarët pastaj mësimdhënësit dhe njerëzit e moshuar
me sëmundje kronike, raporton EO.

“Autoritetet e Kosovës kanë aplikuar për një kontingjent të vaksinave
përmes organizatës botërore të shëndetësisë. Me siguri që një kontingjent do ta
marrin. Ishte dashur të bëjnë kontakte edhe me prodhues që të sigurojnë
vaksinën”.

“Meqenëse Kosovës i nevojitet një numë i ri i kufizuar i vaksinave tek
ne me siguri që 1 milionë doza të vaksinës do të bëjnë një ndikim pozitiv në
ndërprerjen e pandemisë. Prandaj mendoj që autoritet duhet të vënë kontakte me
shtetet e mëdha që të sigurojnë vaksinën. Ekzistojnë dy koncepte se kush duhet
të ketë prioritet për tu vaksinuar i pari”.

“Duhet të vaksinohen ata që janë në linjën e parë të virusit mjekët, policët, ushtarakët pastaj mësimdhënësit dhe njerëzit e moshuar dhe më sëmundje kronike. Ndërsa duhet të vaksinohen edhe ata të cilët e përhapin virusin që janë të rinjtë”.

Rrëfimi prekës i infermieres që shërbeu gjatë pandemisë në QKUK dhe nuk iu vazhdua kontrata: Më vjen keq nanë, lutjet tua nuk u pranuan!

Merlinda Guraj

Një i vdekur nga coronavirusi dhe 16 raste pozitive në 24 orët e fundit

Merlinda Guraj

Bie në 31 numri i pacientëve me COVID-19 që po trajtohen në spitalet e Kosovës

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net