Opoja.net

KQZ certifikon rezultatet, Shaban Shabani zyrtarisht Kryetar i Dragashit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për Kryetar të komunave Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Kamenicë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Vushtrri dhe Malishevë, ndërsa certifikoi rezultatin përfundimtar të rivotimit për kryetar të Komunës së Parteshit, njofton Opoja Sot.

Kurse, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

48
Cilën kandidatë e shihni fituese në raundin e dytë të zgjedhjeve ?

Ndërkaq, për komunat Prishtinë, Prizren, Rahovec dhe Klinë, KQZ është në pritje të vendimit të Supremes e cila pritet t’i shqyrtojë ankesat e parashtruara nga LDK dhe PDK.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ pati certifikuar rezultatin përfundimtar të 37 Kuvendeve Komunale.

Ndërsa, lidhur me përgatitjet për organizimin e rivotimit të raundit të dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Istogut, që do të mbahet më 17 dhjetor, Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Enis Halimi paraqiti para anëtarëve raport lidhur me ecurinë e këtyre përgatitjeve.

Lidhur me konfirmimin dhe verifikimin e votuesve nga jashtë vendit (2 dhjetor – 6 dhjetor) për komunën e Istogut, ai bëri të ditur se janë gjithsej 85 votues që kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë për adresën e vendbanimit jashtë Kosovës dhe se janë konfirmuar.

Ndërkaq, votuesit e regjistruar jashtë Kosovës (16 korrik – 23 gusht 2017) që nuk kanë dërguar dëshmi zyrtare shtesë do të kthehen si votues në listën e votuesve brenda Kosovës, sipas adresave të tyre në Regjistrin Qendror Civil. /Opoja Sot

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net
Fokusi
Shiko
Zgjedhjet
Abonohu
Raporto