Opoja.net

Kreu i Nismës Socialdemokrate në Dragash: Vendosja e ligjit është në duart tona, fajtorë për dështimet jemi vetë

Opoja

Kryetari i Nismës Socialdemokrate në Dragash dhe ish-kandidati për kryetar të Komunës së Dragashit nga kjo parti, Fatmir Halili, përmes një shkrimi në Facebook ka komentuar situatën politike dhe sfidat socale e ekonomike me të cilat po përballet Kosova.

Halili ka shkruar se demorkacia dhe shteti ligjor vazhdojnë të mbesin ndër sfidat kryesore në vend edhe dy dekada pas luftës.

“Sa i përket pasojave të okupimit shumëvjeqar, janë rrethanat historike që kanë qenë në disfavor të shqiptarëve, për të cilat jemi koshient të gjithë. Mirëpo, ajo që ngelet të gjykohet, janë dy dekadat e pasluftës, kohë, për të cilën fund e krye fajtorë jemi vet. Vendosja e rendit dhe ligjit, si njëra ndër komponentet themelore për funksionimin e demokracisë, kanë qenë në tërësi në duart tona, e në veçanti pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova bëhet shtet i pavarur”, ka shkruar Fatmir Halili në Facebook.

Ai më tutje ka theksuar se politika serbe po punon “vazhdimisht për të shkaktuar probleme brenda Kosovës, dhe për të paraqitur si shtet jofunksional”, duke akuzuar njëkohësisht politikën vendore për krijimin e një ”terreni të plleshëm”, si dhe administratën e UNMIK-ut e ”sjelljen përkëdhelëse” të bashkësisë ndërkombëtare ndaj Serbisë./Opoja.net

Më poshtë statusi i plotë i Halilit në Facebook:

“Sundimi i rendit dhe ligjit sfidë edhe pas dy dekadave të lirisë së vendit!

Përveç sfidave ekonomike e sociale të cilat e kanë përshkuar Kosovën gjatë këtyre dy dekadave të pasluftës, fuqizimi i demokracisë dhe shteti ligjor, ngelën ndër sfidat kryesore, dhe njëherit çelës për zhvillimin e vendit. Mund të dallojmë dy arsye kryesore që kanë pasur ndikim direkt në jetën ekonomike e sociale dhe në sundimin e ligjit dhe fuqizimin e demokracisë. E para, okupimi shumëvjeqar nuk ka dyshim që ka lënë pasoja të shumta dhe në çdo aspekt të jetës shoqëroro ekonomike, dhe në veçanti në zhvillimin arsimor e kulturorë të shoqërisë kosovare.
E dyta, politikat e dobëta të shtetndërtimit kanë bërë të zgjatet tranzicioni dhe status quoja në vend.

Sa i përket pasojave të okupimit shumëvjeqar, janë rrethanat historike që kanë qenë në disfavor të shqiptarëve, për të cilat jemi koshient të gjithë.
Mirëpo, ajo që ngelet të gjykohet, janë dy dekadat e pasluftës, kohë, për të cilën fund e krye fajtorë jemi vet. Vendosja e rendit dhe ligjit, si njëra ndër komponentet themelore për funksionimin e demokracisë, kanë qenë në tërësi në duart tona, e në veçanti pas 17 shkurtit 2008, kur Kosova bëhet shtet i pavarur.

Sundimi i rendit dhe ligjit, siç duket u ka konvenuar disa prej strukturave të caktuara brenda dhe jashtë politikës, dhe po ashtu, në mënyrë të posaçme politikës serbe, e cila ka ngelur në mendësinë e viteve të 90-ta, duke punuar vazhdimisht për të shkaktuar probleme brenda Kosovës, dhe për të paraqitur si shtet jofunksional.

Ajo që duhet gjykuar, nuk është politika serbe me këtë rast, prej të cilës nuk mund të presim diç tjetër, por politikat tona qeveritare që kanë mundësuar krijimin e një terreni të plleshëm për ndikim të politikës serbe në Kosovë. Kësaj gjendje, jo pak i ka kontribuar edhe qasja e administratës së UNMIK-ut për vite me radhë, si dhe sjellja përkëdhelëse e bashkësisë ndërkombëtare ndaj serbisë.

Mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit, u ka dhënë mundësi zhvillimit të grupeve të ndryshme kriminale, në veçanti në veriun e Kosovës ku ende mungon shtrirja e sovranitetit të plotë të shtetit.

Veç tjerash, sundimi i rendit dhe ligjit, si dhe luftimi i korrupsionit, ngelën ndër kushtet e fundit që Bashkimi Evropian i kërkon Kosovës.

Pas më shumë se një dekade të shtetësisë, është momenti që politika kosovare të ndryshoj qasjen e vet. Para së gjithash ndaj politikës serbe në dialogun që pritet të zhvillohet, dhe pastaj, ndaj qeverisjes së vendit. Përderisa nuk vendosim sundimin e rendit dhe ligjit, problemet do të jenë prezente edhe në sferat e tjera të jetës ekonomike e sociale.”

Mos i humb

Biznesmeni Burim Piraj, porosit popullinë të mos mashtrohen gjatë zgjedhjeve

Opoja.net

DKA në Dragash në koordinim me MASHT edhe këtë vit ka vazhduar me trajnimin e mësimdhënësve

Opoja.net

Familja Kasami nga Bresana shëmbëlltyrë për të mirë!

Opoja.net

Pamje rrënqethëse nga lufta në rrethinën e Dragashit, kufomat e njerëzve në bunar e lumë

Opoja.net

Hidhen mbetjet e kafshëve në deponinë Zhur – Dragash, e cila është e destinuar për mbeturina të ngurta

Kushtrim Guraj

Zgjerimi dhe rehabilitimi i rrugës Zhur – Dragash – Brod

Opoja.net
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net