Ekipi i Hong Kongut prapa robotit të famshëm Sophia, po lanson një prototip të ri, Grace, i drejtuar në tregun e kujdesit shëndetësor dhe i krijuar për të bashkëvepruar me të moshuarit dhe ata të izoluar nga pandemia e COVID-19.
E veshur me uniformën blu të një infermiere, roboti Grace ka tipare aziatike, derisa në gjoksin e saj gjendet një aparat termik për të matur temperaturën e pacientit dhe matur reagimin e njerëzve.
Roboti përdor inteligjencën artificiale për të diagnostikuar një pacient dhe mund të flasë anglisht, gjuhën mandarine dhe gjuhën kantoneze.
Ngjashmëria e Grace me një profesionist të kujdesit shëndetësor dhe aftësia për ndërveprim shoqëror ka për qëllim lehtësimin e barrës së stafit të spitalit të vijës së parë të mbingarkuar gjatë pandemisë së coronavirusit, së paku kështu deklaroi themeluesi David Hanson.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.