Kombëtarja kroate u largua nga Arabia Saudite dhe mori një avion për në Katar, ku do të garojë në Kupën e Botës.
Ndeshja e parë e Kroacisë do të luhet të mërkurën kundër Marokut dhe pas kësaj ndeshje do të pasojnë ndeshjet me Kanadanë dhe Belgjikën.
Dy nga këto katër skuadra do të kalojnë në raundin e 16-të.
“Më në fund. Rrugës për në Doha”, shkruhet në foton nga fluturimi i sotëm.
Lojtarët kroatë do të akomodohen në hotelin Hilton Doha. Në Hilton, HNS rezervoi 65 nga gjithsej 400 dhoma. /Demokracia.com
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.