Kroos i dashuruar në Real Madridin: Dua të pensionohem këtu, nuk dua të luajë te ndonjë klub tjetër

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Mesfushori gjerman, Toni Kroos ka pranuar hapur se dëshiron të pensionohet nga futbollit tek Real Madridi, klubi i tij aktual që nga viti 2014.

Kroos në konferencë për media para ndeshjes kundër Celtic që zhvillohet të mërkurën në “Santiago Bernabeu” ka thënë se nuk dëshiron të luajë diku tjetër.

“Real Madridi është vendi ku dua të jem, nuk dua të luaj për një klub tjetër, dua të pensionohem këtu, por nuk e di se kur do të ndaloj së luajturi. Por unë do të vendos me klubin”, ka thënë Kroos, transmeton Demokracia.com.

32-vjeçari u transferua te “mbretërit” në korrik të vitit 2014 nga Bayern Munich për 25 milionë euro.

Kroos ka kontratë me Los Blancos deri më 30 qershor të vitit 2023./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-