Opoja.net

Kryetari Bexhet Xheladini priti për vizitë Klubin Futbollistik Opoja

Kryetari i komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, edhe sot ka pritur mysafir në zyrën e tij.
Si një nga vizitat e ditës së sotme ai e veçoj atë të Klubit Futbollistik Opoja.

Në një njoftim të publikuar nga Zyrtari për Informim, Brendi Berisha, thotë se kryetari Bexhet Xheladini është zotuar se do të qëndrojë pranë Klubit Futbollistik Opoja në qdo aktivitet.

280

Me çka po nxeheni në këto ditë të ftohta ?

Gjatë ditës së sotme në Zyrën e Kryetarit Bexhet Xheladini ishte edhe vizita e Klubit Futbollistik Opoja.
Driton Zejnullahu-Kryetar i Klubit Opoja
Miftar Krasniqi-Trajner i Klubit
Ditëlind Rashiti-Kapiten
Miran Nebiu-Fizeoterapeut i Klubit
Shkelzen Kalanderi-Trainer i shkollës së futbollit.
U bisedua për aktivitetet e tyre,ata shpalosën pretendimet e tyre, sfidat dhe vështirsit që kanë.
Kryetari Xheladini u zotua se do të ju qëndrojë pranë dhe do ti mbështesë projektet e tyre në mënyrë që ky klub të hecë përpara.

Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net