Kryetari i Komunës së Dragashit z.Shaban Shabani bashkë me stafin e tij priti në takim të përbashkët Kryetarin e Bashkisë së Kukësit z.Safet Gjici të shoqëruar nga Drejtori për Kufi dhe Migracion z.Zija Sulaj, Drejtori i Doganës Morinë – Kukës z. Alban Todaj si dhe Komandanti i Policisë Kufitare në Rajonin e Prizrenit z.Nexhmi Krasniqi.
Gjatë takimit u diskutua rreth bashkëpunimit ndërkufitar të deritanishëm mes dy vendeve si dhe shqyrtimi i mundësive për bashkëpunim në të ardhmen në realizimin e projekteve ndërkufitare të përbashkëta në mes të Komunës së Dragashit dhe Bashkisë së Kukësit nga Shqipëria. Të dy kryetarët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm në të ardhmen në projekte të fushave të ndryshme.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.