Sot gjatë një takimi në mes të Kryetarit të Komunës së Dragashit Shaban Shabani, Helvetas Swiss Intercooperation projektit Aftësitë pë Punësim Rural (APR), Grupit Lokal Të Veprimit “Bio Sharri” dhe Shoqatës së Afaristëve “SHARRI”, u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi, kjo marrëveshje ka për qëllim fuqizimin e partnerëve lokal dhe njëkohësisht mbështetjen e bizneseve dhe fermerëve në gjenerimin e të ardhurave dhe hapjen e vendeve të punës, nga kjo marrëveshje do të përfitojnë 90 fermer të fushës së Blegtorisë, 25 fermer të Pemëtarisë (kryesisht të pemëve të imëta), dhe 20 fermer të fushës së Bletarisë.
Projekt Menaxheri i projektit Aftësitë për Punësim Rural, Luan Hoti së bashku me stafin e tij shpalosën programin e projektit rreth aktiviteteve të parapara për vitin 2018, dhe gjithashtu falënderuan Kryetarin e Komunës së Dragashit Shaban Shabani për mbështetjen e dhënë në zbatim të aktiviteteve.
Kryetari i Komunës së Dragashit Shaban Shabani falënderoi Helvetas Swiss Intercooperation dhe përfaqsuesit e projektit Aftësitë për Punësim Rural për mbështetjen e vazhdueshme dhe ofroi mbështetje në arritjen e objektivave që komuniteti në Dragash të ketë më shumë punë dhe të ardhuara më të larta.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.