Kryetari i LDK-së dje qëndroi për një vizitë në Komunën e Dragashit

Opoja.net Opoja.net Opoja

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetarin e LDK-së dhe kryetarin aktual të Komunës së Pejës z.Gazmend Muhaxheri, dje në orët e pasditës, qëndruan për një vizitë në komunën tonë ku u takuan me strukturat e Degës së LDK-së, me kandidatin për kryetar Dr.Bexhet Xheladini dhe listën fituese të LDK-së për Asamble Komunale.

LDK në Dragash beson fuqishëm se mbështetja e parezervë e strukturave qëndrore të Lidhjes Demokratike do ta bëjë fitoren në Dragash edhe më të madhe. Ne jemi të bindur se me Lumir Abdixhikun në krye të Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe me doktorin dhe humanistin e pa shembullt Dr.Bexhet Xheladini si kandidat për kryetar të Komunës sonë kemi ofertën më serioze dhe mundësinë më historike që shpresat e qytetarëve të mos mbesin vetëm shpresa.

Komuna e Dragashit për katër vite është qeverisur keq dhe ky është momenti më i volitshëm për të bërë ndryshimin në komunën tonë. Entuziazmi dhe përkushtimi ynë për fitore të thellë dhe ndryshime thelbësore në qeverisje lokale, përveç tjerash, buron edhe nga vullneti për t’i dhënë fund keqpërdorimit të votës së qytetarëve tanë.

Për ta arritur këtë, qytetarë të dashur, është më shumë se e nevojshme edhe ndihma juaj.
Oferta jonë është serioze. Komunë me shumë investime, prosperim të kërkesave rinore, më shumë vende pune, zero korrupsion, zero keqpërdorime, transparencë dhe llogaridhënie, efikasitet dhe ndershmëri. Programi ynë është premtues, konkret dhe i realizueshëm.

Kandidati ynë është shembull me një përvojë të gjatë menagjeriale, si ish-drejtor i Drejtoratit për Shëndetësi dhe Kryeshef i Ekzekutivit të Komunës.

1️⃣6️⃣0️⃣#voto_Doktorin✌

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

Fjalë kyqe:
- Reklama-
- Reklama-