Përfaqësues nga organizata shtetërore turke në Kosovë, TIKA, sot kanë pritur në takim kryetarin e Komunës së Dragashit, Shaban Shabani.
Pasi e kanë uruar Shabanin për detyrën e tij të re, sipas njoftimit të lëshuar nga TIKA, palët kanë shkëmbyer opinionet reciproke mbi projektet dhe aktivitetet që mund të realizohen gjatë vitit në Komunën e Dragashit./opojasot.com
Njoftimi i plotë nga TIKA, për takimin me Kryetarin Shabani
Sot, Kryetari i Komunës së Dragashit, zt. Shaban Shabani vizitoi zyrën tonë.
Kemi shkëmbyer opinionet reciproke mbi projektet dhe aktivitetet që mund të realizohen gjatë vitit në Komunën e Dragashit.
Kryetarit Shabani i shprehëm përgëzimet për pozitën e tij të re dhe i uruam suksese gjatë mandatit.
Opojanet synon të ndihmojë në lartësimin dhe vetëdijesimin e dijes dhe kulturës për trevën tonë. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni. Ju faleminderit! Kontriboni KËTU.