Hoxha i mirënjohur për bamirësi, Halil Kastrati, këtë muaj kishte vizituar edhe komunën e Dragashit me ekipin e tij, ku edhe kishte bërë me banesë një familje nga Brezna.
Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se ka marrë një mirënjohje nga komuna e Dragashit për shoqatën e tij, shkruan Opoja Sot.
“Faleminderit kryetari te komunes se Dragashit z.Shaban Shabani i cili ndau mirenjohje per shoqaten bemirese Jetimat e Ballkanit. Zoti ju shperbleft”, ka shkruar Kastrati në profilin e tij në Facebook.
/OPOJAnet/
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.