Sot, në një nismë për të nxitur sportin dhe talentet vendase, Kryetari i Komunës së Dragashit, Xheladini, nënshkroi kontratat e mbështetjes financiare me disa prej klubeve më të rëndësishme sportive të zonës.
Klubet përfituese nga kjo thirrje publike përfshijnë KF “Opoja”, Klubi i Shahut “Sharri”, FC “Aroma”, FC “Dragash Sport” dhe Klubi i Kuajve “Opoja”. Projekte të ndryshme do të financohen për të nxitur ngritjen profesionale dhe për të ofruar përkrahje për grupmoshat e reja në sport.
Kryetari Xheladini ka shprehur urimet e tij për suksesin e tyre në këtë përpjekje për të rritur aktivitetet sportive dhe për të zhvilluar talente të reja në komunitet.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.