Opoja.net

Kryeziu Tregon Emrat e Tre Drejtorëve

Lajme Opoja

Kandidati i LDK-së për kryetar të Dragashit ka përmendur 3 emra që janë në ekipin e tij për ta udhëhequr komunën.

“Unë 3 drejtorë që i kam planifikuar, njëri është Behgjet Xheladini, ka drejtuar edhe më herët Drejtorinë e Shëndetësisë dhe ka qenë shumë i suksesshëm, tjetër është zotëri Rexhepi, ekonomist dhe i treti është kryetari i forumit rinor të LDK-së”, tha Selim Kryeziu.

Ai tha se e ka ekipin e tij, por ende nuk dihet sepse mund të ketë edhe koalicione.

Kandidati i PDK-së, Shaban Shabani, nuk ka ardhur në emisionin Debat Pernime.

Kryeziu nga LDK në rrethin e parë mori 35.52 për qind të votave, ndërsa kandidati i PDK-së, Shaban Shabani mori 34.22 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën, më 19 nëntor.

Vuçiq: Serbinë e pret një vit i vështirë, do të na bëjnë presion për njohjen e Kosovës

Merlinda Guraj

Kryetari i BPSK: Qytetarët me padurim po e presin liberalizimin për të ikur nga vendi

Merlinda Guraj

Sot rinisin të reshurat, paralajmërohen vërshime të reja

Merlinda Guraj
Agjencia e Lajmeve
www.opoja.net