Ku mbeti Zinova?!

Opoja.net Opoja.net Lajme Opoja

Nuk e dimë sot, ç’ndodhi me këtë vendbanim pas vdekjes së Kuklibeut?! Pse nuk u ruajt emri i vjetër Zinovë? Pse u formuan dy fshatra me emra të ndryshëm, ose pse më vonë të quhet qendra e Zinovës “Brodosanë” (Brodosavce), apo siç e përdor populli Bresanë. Mendojmë (K. M.), se për këtë çështje janë dy shkaqe: 1. Kur filluan ta sundojnë vendin tonë sllavët, ata me qëllime të caktuara i emërtuan vendbanimet tona sipas fjalorit të tyre. Fjala: “Brodosanë” nuk përkon as me të folmën e rrethinës tonë, ngase ne jemi shqiptarë.

Sipas gojëdhënave që i ruajti dhe i përcolli popullata e Bresanës dhe e Kuklibegut, banorët e qytezës së vjetër të Zinovës – e cila ishte e shtrirë deri për rreth Namazxhahut, 7 i kishte kapluar një sëmundje vdekjeprurëse-mortaja apo lyngjyra siç e përdorë popullata e kësaj ane, më pastaj, rifillon jeta e re me ata që mbetën të gjallë në qendrën e Zinovës , pra aty ku gjenden sot shtëpitë e Bresanës ose të Kuklibegut. Me siguri, popullata më është frikësuar ta quajë vendbanimin e tyre edhe më tutje Zinovë. Këtë e themi, duke u nisur nga një fakt tjetër: deri para disa viteve, kur sëmurëshin fëmijët nga vaji i madh, kur mbetëshin pa gojë-shkrepnin (kështu e përdorte popullata), atëherë atyre fëmijëve ua ndërronin edhe emrin. Për këtë shkak, ndoshta popullata s’e ka 7 Popullata e Bresanës, Kuklibegut dhe Buzezit, disa prona të tyre sot i kanë pranë Namazxhahut-nga ana verilindore e tij, atyre iu thonë: “Zinovat”.

Zinova – Bresana & Kuklibegu ruajtur këtë emërtim të vendit të tyre. Për një sëmundje të këtillë në Bresanë flitet se ishte shafqur edhe në vitet 19151917, sa që ishte shkaktur një panikë e madhe në popullatë, ngase kishin vdekur shumë njerëz, kurse imami i atëhershëm i xhamisë së vjetër-Isak Veliu, i kishte përgatitur xhenazet dhe i kishte varrosur ato. Gjithashtu, nga më të vjetrit që janë ende gjallë dhe e mbajnë mend, ashtu si ua kanë treguar prindërit e tyre, flitet se pas shfaqjes së asaj sëmundje, afër dy vite nuk lindën fare fëmijë (për shkak të skamjes dhe mundimeve të mëdha). Fëmiu i parë i lindur pas dy viteve në fshatin Bresanë ishte rahmetliu Jakup Daut Jakupi (1917-2006).

A do të rikthehet emri Zinovë?! Në të ardhmen shpresojmë, se zyrtarisht do të bëhet ndryshimi i emërtimit të vendbanimeve nga institucionet e Republikës së Kosovës, gjë që është e domosdoshme, dhe me shumë kujdes duhet të përpiqemi që Bresana dhe Kuklibegu (të dy fshatrat së bashku) ta kthejnë emrin e tyre të vjetër dhe të quhet: “Qyteza e Zinovës”. Gjithashtu, për shkak të ndërtimeve dhe zgjerimit të fshatrave, në të ardhmen e afërt ekziston mundësia që të bashkohen me këto dy fshatra edhe disa fshatra të tjera përreth, sidomos: Blaçi, Zgatari, Kuki, Buzezi, për të formuar kështu qytetin e ri në Opojë: “Zinovën e Re”.

 

Në bazë të disa shënimeve, fillet e para të fesë Islame në komunën e Dragashit datojnë para më shumë se 700 vitesh, nga koha kur jetoi Sari Salltuku (vdiq 697/1297-98),9 i cili veproi edhe në territorin e Opojës. /Opoja.net/

Ky shkrim është shkëputur nga libri “Z I N O V A BRESANA & KUKLIBEGU monografi fetare” të autorit Kasam Muhameti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-