Të dashur qytetarë,
Me rritjen e temperaturave dhe hyrjen në sezonin e verës, shtohet rreziku për zjarre në ambient të hapur. Prandaj, nga Komuna e Dragashit vjen ky apel për kujdes të shtuar ndaj zjarreve, si dhe për angazhim të përbashkët në parandalimin e tyre.
📌 Në Mbledhjen III të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, është marrë vendim që t’u drejtohet qytetarëve të Komunës së Dragashit për kujdes të shtuar gjatë trajtimit të zjarrit. Prandaj, Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike, në emër të Komunës së Dragashit dhe Komitetit Komunal për Siguri të Qytetarëve, apelon dhe kërkon nga të gjithë qytetarët që:
✅ Të kenë kujdes në trajtimin e zjarrit,
✅ Të jenë aktivë në parandalimin e çdo rreziku të mundshëm,
✅ Të mos ndezin zjarr në ambient të hapur pa masa mbrojtëse,
✅ Të mos largohen nga vendi në rast shpërthimi të zjarrit, por të njoftojnë menjëherë autoritetet.
Tashmë kemi hyrë në periudhën ku temperaturat janë të larta, e për këtë mjafton një pakujdesi për të rrezikuar mjedisin, pronën dhe jetën e njerëzve.
📍 MASAT PARANDALUESE:
➡️ Mos ndizni zjarr në natyrë pa përgatitje dhe pa siguruar zonën përreth, si për djegien e barit apo për piknik.
➡️ Ekskursionistët të shmangin ndezjen e zjarrit pranë pyjeve apo zonave me rrezik të lartë.
➡️ Nëse zjarri përhapet, mos u largoni – lajmëroni menjëherë zjarrfikësit.
➡️ Mos e lini zjarrin pa mbikëqyrje, derisa të shuhet plotësisht.
❗ Kujdes: Nëse zjarri shkakton dëme, personat përgjegjës do të përballen me sanksione ligjore për rrezikimin e pronës dhe jetës njerëzore.
📞 Numrat për raste emergjente:
- 044 615 033 – Njësia e zjarrfikësve në Dragash
- 112 – Qendra Operative Emergjente në Prizren (thirret pa kod zone)
- 192 – Policia e Kosovës
- 194 – Ndihma e Shpejtë
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!
🗓️ 01.07.2025
🛡️ Drejtoria për Mbrojtje, Shpëtim dhe Shërbime Publike – Komuna e Dragashit
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.