​Kuka i lumtur me suksesin e Laura Fazliut në evropian

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Laura Fazliu iu është rikthyer medaljeve.

Ajo është shpallur kampione evropiane dy ditë më parë, sukses ky që e ka bërë krenar trajnerin e saj Driton Kuka.

Ai ka thënë se sukseset e xhudos po vijnë, edhe pse rrugës po hasne pengesa të ndryshme, siç është ai me vizam.

Kuka përmes një postimi në “Facebook” ka bërë të ditur se pikërisht Laura Fazliu kishte problem me vizë për të hyrë në Bosnjë e Hercegovinë.

Ky është postimi i Driton Kukës:

Për një ditë të mirë. Pas finales me kampionen evropiane. Laura Fazliu 63 kg

Edhe pse viza na u dha një ditë para udhëtimit për hyrje në Bosnjë diçka që nuk u duk aspak rastësisht atje prapë Kosova u shqua fortë me rezultat e performancë.

Sfida të tilla po na bëjnë më të fortë dhe xhudo do vazhdoj të jep për forcimin e imazhit të vendit kudo nëpër Botë!

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-