Kuotat e derbit Gjilani – Drita dhe sfidës Ballkani – Llapi, favorizohen këto skuadra

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Sport

Java e 16-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet ditën e sotme (e enjte) me dy ndeshjet e fundit, e që kanë vëmendjen kryesore të kësaj xhiroje, shkruan Demokracia.com.

Gjilani dhe Drita e zhvillojnë derbin më të madh të futbollit kosovar në stadiumin me bari sintetik nga ora 13:00.

Dy rivalët e përbetuar lokal kërkojnë vetëm fitoren në këtë derbi i cili sërish luhet pa prezencën e dy tifozerive për shkak të sigurisë dhe kushteve jo të mira të stadiumit ndihmës në Gjilan.

Kompania e basteve sportive “1XBet” ka publikuar kotat e kësaj sfide të madhe. Drita e Ardian Nuhiut është favorite për të triumfuar, sipas kuotave.

Kuota për fitoren e Gjilanit llogaritet 3.18, barazimi 3.28 teksa për triumfin e Dritës kuota është 2.13.

Ballafaqimi tjetër luhet në Suharekë. Ballkani është nikoqir i Llapit nga ora 13:00. Pikët e plota janë të domosdoshme për dyja skuadrat, andaj kjo premton se në fushë do të jetë një lojë e luftuar.

Kuota për fitoren e Ballkanit është 1.53, barazimi 4.10, ndërkaq për fitoren e Llapit kuota është llogaritur 5.20./Demokracia.com/

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-