Kuptimi dhe urtësia e adhurimit (ibadetit) në islam

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Artikuj

[miptheme_dropcap style=”normal” color=”#4d4d4d” background=””]A[/miptheme_dropcap]hurimi (ibadeti) do të thotë çdo lloj fjale dhe vepre të bërë për të madhëruar Allahun Fuqiplotë. Adhurimet janë sjellje të ndërgjegjshme kryerja e të cilave është sevap dhe që shprehin afërsinë ndaj Allahut. Janë fakte, ndërgjegje që e bëjnë njeriun të vlefshëm tek Allahu. Adhurimi është një akt me të cilin njeriu i drejtohet drejtpërdrejt Allahut. Çdo mysliman që arrin në moshën e pubertetit është i obliguar për të bërë adhurim (ibadet). Që një vepër të llogaritet si adhurim është e nevojshme që të jetë në përputhje me islamin, që të bëhet me qëllim të adhurimit, që personi, i cili e kryen të jetë besimtar dhe i sinqertë. Edhe besimi do të kumbon dhe forcohet me adhurimin.

Siç bëhet e ditur edhe në ajetin e 56-të të sures Dharijat të Kuranit Fisnik, njerëzit dhe xhindet janë krijuar vetëm për të adhuruar Allahun e Madhërishëm, ndërkaq edhe Profeti Muhammed (a.s.) për adhurimin ka thënë se është e drejta e Allahut ndaj robërve të tij. Prandaj adhurimi (ibadeti) nënkupton braktisjen e dëshirave të epshit, ti përmbahet vullnetit të Allahut dhe të jetoj në përputhje me dëshirat e Tij. Adhurimi është edhe mënyra e falënderimit ndaj Allahut, i cili i dhuroi të gjitha gjërat që i zotëron një njeri.

Koncepti i adhurimit në Kuranin Fisnik paraqet një kornizë të gjerë që përmban zbatimin e të gjitha dispozitave islame dhe të gjitha urdhrave dhe ndalesave. Për shkak se shpreh bindjen ndaj Allahut adhurimi përfshin të gjitha fushat e jetës. Mirëpo nëse shikohet nga aspekti i ngushtë nënkupton adhurimet e rregullta përmbushja e të cilave kërkohen nga besimtari. Sipas botëkuptimit islam çdo besimtar duhet të ketë ndërgjegjen për kryerjen e të paktën të adhurimeve të detyrueshme (farz). Profeti Muhammed (a.s.) në një hadith të tij ka thënë: “Islami është i bazuar mbi 5 parime themelore: Të dëshmosh se nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi (a.s.) është i dërguari i Tij, të falësh namazin, të japish lëmoshë, të kryesh haxhin (pelegrinazhin) dhe të agjërosh muajin e Ramazanit” dhe në këtë mënyrë radhiti farzet (detyrimet) minimale që duhen kryer në fushën e adhurimit. Edhe atyre të cilët kërkonin informacione nga ai u propozonte adhurimet e detyrueshme, ndërkaq islamin dhe besimin pothuajse i ka identifikuar me adhurime të detyrueshme. Edhe në hadithin e tij të njohur si “hadithi i Xhibrilit (a.s.)” profeti këtë çështje e ka shpjeguar në mënyrë të njëjtë. Të gjitha këto janë tregues se adhurimet e detyrueshme janë një domosdoshmëri dhe të pashmangshme për myslimanët.

Adhurimet, të cilat përfshinë çdo çast të jetës së myslimanit që është i obliguar për të zbatuar urdhrat fetare, janë të llojit ditor, javor, vjetor dhe ato që kryhen të paktën njëherë në jetë. Adhurimet ditore që duhen kryer janë 5 vakte të namazit. Namazi i xhumasë falet njëherë në javë. Agjërimi, lëmosha, namazet e bajramit dhe kurbani që theret për Bajramin e Kurbanit janë adhurimet që kryhen dhe përsëriten njëherë në vit. Ndërkaq haxhi (pelegrinazhi) kryhet të paktën njëherë në jetë. Përveç këtyre janë edhe adhurimet tjera si namazet e xhenazeve, flijimi, namazet vullnetare, bamirësia, lutjet dhe të përmendurit e Allahut. Çdo adhurim i ka edhe kushtet e veta.

Profeti Muhammed (a.s.) ashtu si në të gjitha çështjet tjera të jetës edhe në çështjet e adhurimit dhe devotshmërisë ka qenë shembull për myslimanët. Nëse shikojmë në jetën dhe hadithet e tij do të shohim se edhe adhurimet sunet, pra që i ka kryer profeti dhe ato vullnetare kanë një rëndësi të veçantë në jetën e myslimanëve. Në këtë kontekst tërheq vëmendjen ky hadith i Profetit Muhammed (a.s.) ku thuhet: “Allahu i Madhërishëm thotë kështu: ‘…Robi im nuk më afrohet Mua me asgjë më të dashur se sa me ato që i kamë bërë të detyrueshme (farz). Ai vazhdon të më afrohet Mua me adhurime vullnetare. Dhe si përfundim Unë e dua atë shumë. Me të dashur atë Unë i bëhem sikurse veshi që dëgjon, syri që shikon, dora e tij, këmba e tij. Unë i jap atë që kërkon nga Unë. E strehoj kur kërkon strehim tek Unë’”. Me këtë hadith Profeti ka vënë në dukje vlerën që kanë tek Allahu adhurimet e kryera në mënyrë vullnetare.

Duke e bërë të ditur se adhurimi, qoftë edhe i paktë, duhet të jetë i vazhdueshëm, Muhammed (a.s.) paralajmëroi për rëndësinë e mbajtjes së gjallë të vetëdijes së të qenit rob i Allahut. Ai gjithashtu theksoi se bukuritë e bëra në çdo fushë të jetës llogariten si adhurim. Në këtë kontekst ai ndihmën e ofruar ndaj nevojtarit, përshëndetjen, fjalën e bukur, buzëqeshjen, orientimin e ndonjërit, gjykimin e drejt, heqjen e ndonjë pengese nga rruga, punën për mirëmbajtjen e familjes, sjelljen e mirë me prindërit, ledhatimin e kokës së jetimit i ka vlerësuar si adhurim.

Ashtu si në të qenit rob i Allahut, ashtu edhe në adhurim që është mënyra e shfaqjes së të qenit rob, kulmi është ndërgjegjja e bujarisë. Një mysliman, i cili arrin në këtë vetëdije, çdo hap që hedh, çdo punë që kryen, çdo adhurim që bënë e kryen duke e ditur se Allahu e shikon atë. Në saje të kësaj vetëdijeje traditat ngrihen në nivel të dispozitave të adhurimit.

Adhurimet bëhet vetëm se janë urdhëruar nga Allahu i Madhërishëm dhe për të fituar kënaqësinë e Tij. Sipas kësaj në adhurime ka disa urtësi dhe dobi materiale e shpirtërore. Adhurimet bëjnë që robi ti afrohet edhe më shumë Allahut dhe e mbron nga vështirësitë dhe mëkatet, bëjnë që ai të arrin pjekurinë morale. E shpëtojnë atë nga dëshirat materiale dhe që të ngritët shpirtërisht. Ato e disiplinojnë njeriun dhe e forcojnë vullnetin e tij. Bëhet shkak të jetoj një jetë koherente, në përputhje, të baraspeshuar dhe të qetë. Adhurimet kanë ndikim të pamohueshëm nga aspekti i jetës shoqërore.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-