Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur për Milliyet, tha se “Gjashtëshja Ballkanike”, veçanërisht Kosova, është në rrezik për shkak të presionit dhe ndikimit rus.
Kryeministri Albin Kurti, ka dhënë një intervistë për gazetën turke “Milliyet”.
Kryeministri Kurti duke paralajmëruar se Beogradi dhe serbët në Bosnje mund të përdorin Kremlinin për të përhapur konfliktin në rajon, ndërsa përsëriti kërkesën e vendit të tij për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) dhe NATO.
Duke thënë se ata e kanë dënuar që në fillim sulmin ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës, Kurti tha që: “Ekziston një Qendër Humanitare Ruse në Nish të Serbisë dhe qendra rajonale e Sputnikut në Beograd. Entiteti serb në Bosnje luan edhe rolin e zëvendësuesit të Kremlinit. Unë besoj se Serbia dhe entiteti serb në Bosnje mund të përdoren nga Kremlini për të përhapur konfliktin. Sepse ata duan të prodhojnë një Konferencë të re të Jaltës që shkakton ndarjen për të krijuar një ndikim të dhunshëm. Prandaj, unë mendoj se Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi, por Kosova në veçanti janë në rrezik”, tha ai.
Paratë e BE-së, armët ruse
Duke tërhequr vëmendjen në afërsinë ushtarake të Serbisë me Rusinë dhe Bjellorusinë, Kryeministri Kurti tha: “Serbia ka më shumë se 10 vjet që kërkon paratë e BE-së dhe armët e Rusisë. Gjithashtu vazhdon të blejë pajisje ushtarake nga Rusia dhe Bjellorusia. Shpresoj që BE-ja t’i thotë Beogradi sa më shpejt që fondet e BE-së nuk do të jepen pa vlerat e BE-së”, është shprehur ai.
“Nuk kishte situatë të cilën nuk e ka mbështetur Turqia”
“Mbështetja e Presidentit Recep Tayyip Erdoğan për anëtarësimin e Kosovës në NATO është shumë e rëndësishme për ne dhe ne jemi mirënjohës për këtë. Ne jemi gjithashtu shumë mirënjohës për rolin e Turqisë para, gjatë dhe pas pavarësisë së Kosovës. Turqia është ndër vendet e para që njohu pavarësinë tonë… Në të gjitha mjediset ndërkombëtare vota e Turqisë ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës. Në këtë aspekt, asnjëherë nuk ka pasur një situatë që Kosova të donte diçka dhe Turqia të mos e përkrahte… Do të dëshironim shumë t’i thellojmë dhe zgjerojmë marrëdhëniet tona me Turqinë”, ka thënë Kurti.
Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.