Kurti: Njohja nga 5 vendet mosnjohëse të BE-së do ta përshpejtonte procesin e anëtarësimit

Kushtrim Guraj Kushtrim Guraj Kosova

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që java që lamë pas, ka e jashtëzakonshme për Kosovën.

Ai në mbledhjen e sotme të qeverisë, ka folur për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kurti tha që se procesin e anëtarësimit do ta përshpejtonte njohja nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

“Kjo javë nuk është aspak e zakonshme. Në fakt është e jashtëzakonshme, është javë në të cilën patëm ditën historike, 15 dhjetorin, kur zyrtarisht dorëzuam aplikimin tonë në Presidencën çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, për anëtarësim në BE. Orientimit evropian i dhamë cak, perspektivës evropiane i dhamë përgjigje dhe marrëdhënieve me Bashkimin Evropian iu dhamë kapitull të ri”.

“E kuptojmë që rruga jonë integruese do të bazohet në meritat tona, por integrimi do të thotë edhe njohje, do të thotë edhe pranim, do të thotë edhe ndërvarësi. Krahas meritës sonë, njohja nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që nuk na kanë njohur, sigurisht do të lehtësonte përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Pra njohje që mundësojnë anëtarësim dhe integrim ndërkombëtar”, ka theksuar Kurti.

/OPOJAnet/

Opojanet ka hapur kanalin në Whats App dhe ju mund të na bashkoheni për të ndjekur lajmet tona BASHKOHU KËTU.

- Reklama-
- Reklama-